Plaurent Dervishaj, që kërkohet nga drejtësia shqiptare për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, është lënë i lirë nga autoritetet e drejtësisë në Dubai.
Mësohet se lirimi i tij është kryer pak ditë më parë, menjëherë pas përfundimit të afatit 40 ditor në burg.
Autoritetet e drejtësisë kishin nisur procedurat për ekstradimin e shqiptarit të akuzuar, por shkak për lirimin e Dervishajt është bërë vonesa në letërporosinë e mbërritur në Dubai nga Shqipëria.
Kujtojmë që SPAK vijon hetimet për dy vrasjet e bujshme të 15 viteve më parë, atë të Klodjan Saliut dhe Vajdin Lames në Tiranë. Dervishaj cilësohet si një ndër personat kyç në organizimin e vrasjes së Klodian Saliut, i cili u ekzekutua në bashkëpunim me Luftar Reçin dhe me Indrit Taullain. Aktualisht, në qeli janë Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe i penduari Luftar Reçi.