Presidenti Ilir Meta flet pas akuzave të Fatos Nanos: Zero koment për çështje të cilat…

0
46

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot lidhur me deklaratat e bëra dy ditë më parë nga ish-kryeministri Fatos Nano nga studio e emisionit “Opinion”, ku lëshoi akuza në drejtim të kreut të shtetit. 

Në një prononcim të shkurtër për mediat Ilir Meta u shpreh: “Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë, problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetje e gjithë personelit shëndetësor për përballimin e fluksit të të infektuarve”.

Në intervistën e parë televizive pas 10 vitesh Fatos Nano deklaroi se Ilir Meta është njeriu që bart mëkatet më kryesore të Biblës.

Ish-kryeministri Nano përdori tone të buta ndaj kreut të qeverisë Rama duke u shprehur se nuk është penduar që e ka futur në politikë, ndërsa lëshoi akuza ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës.

DEKLARATAT E FATOS NANOS PËR METËN

“Nuk kam asnjë raport sot. As fizik asgjë. Fare. Dhe nuk më mungon. Sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes time. Unë thashë nga ata që kam mbështetur, nuk është thashë se është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj. Qysh nga FRESSHI, nga qeveria e parë, Komiteti i Partisë të Tiranës, i dhashë degën e partisë së Tiranës të tregojë. Të gjithë thonin se është rivali i Nanos, por filozofia ime ishte të integroja dhe ata që mendonin ndryshe. E deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë kryeministër në 1999, pas një marrëveshje me mua. Dhe mbeti i tillë deri kur dha dorëheqjen 2002, sepse kemi Pandin që nuk të lë të gabosh se ai vjen mbrapa. Ai mendoi se bashkë me krizën energjetike do hante dhe kokën e Fatos Nanos. Pra sapo ishte marrë vesh që do të vazhdonte drejtimin e qeverisë, kur papritur më thotë ‘e deshe merre mbaje me gjithë krizë’.

Kaloi sa kaloi dhe erdhi prapë tek zgjedhja e Moisiut. Në një mënyrë apo në një tjetër më afroi me Berishën dhe më afroi me Metën. Dhe bëmë marrëveshje për të hyrë bashkë në qeveri.

Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë. Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes. Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm. Të 7 mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…”

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here