Akuzuan mjeken e QSUT-së se nuk u shërbeu babait të tyre me Covid/ Migena Qato thyen heshtjen: Ja si qëndron e vërteta

0
20

Mjekja e Infektivit Migena Qato ka folur pas denoncimeve të bëra në media nga dy motrat Lalo, që hodhën akuza në drejtim të bluzave të bardha dhe QSUT-së lidhur me vdekjen e babait të tyre Rifat Lalo.

Në një intervistë në “News 24” ajo u shpreh se pacienti është paraqitur në spitalin COVID 1, në orën 16:30 dhe është vendosur menjëherë në oksigjeno-terapi. Qato pretendon se skaneri është realizuar 45 minuta pas mbërritjes së pacientit në spital, pra në 17:15.

“Pavarësisht se në detaje do merren instancat përkatëse. Pacienti ka arritur në urgjencë rreth orës 16: 30. Menjëherë pas futjes në Urgjencë, duke qenë se është paraqitur nën kushtet e insufiçencës së rëndë respiratorë është vendosur në oksigjeno-terapi. Mbërriti më 70 për qind të saturimit. U desh pak kohë, rreth 40 minuta që të arrinim në parametra të mjaftueshëm, për ta transportuar në skaner.

U dërgua në skaner brenda jo më shumë se 45 minuta nga momenti i arritjes. Skaneri është realizuar në orën 17: 15. Ishte një gjendje e rëndë që në ardhje. Nëse pacienti ka arritur në urgjencë në 16 e 30, nuk është dashur më shumë se një orë, rreth 5 e 30 kam kontaktuar me zonjën në fjalë duke i shpjeguar situatën. Doja të theksoja se kërkesa e tyre shumë e dyzuar për të marrë babain. Kanë evidentuar dëshirën për ta marrë dhe më pas nuk kanë dashur. Rekomandimet mjekësore i merrnin nga konsulta jashtë Shqipërisë. I kam paraqitur në dëshminë e dhënë, dhe nuk ndryshoj asnjë presje”, tha mjekja.

Qato hodhi poshtë pretendimet se pacienti ka qëndruar jashtë derës në karrige, duke u shprehur se është zbatuar protokolli për Covidin. Sa u takon pretendimeve se pacientit Rifat Lalo nuk i është bërë skaneri, mjekja tha se kjo gjë është kollaj e vërtetueshme sepse çdo skaner lë gjurmë në sistem.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here