Basha: Në 6 muajt e parë të qeverisjes së PD do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian

0
20

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, pas 25 prillit, do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

basha

I pyetur se ku e gjen këtë garanci, Basha theksoi se bazohet tek vullneti i tij dhe qeverisë që do të vijë pas 25 prillit, që do të nisë si fillim me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjithë problematikës që është krijuar nga qeverisja aktuale.

Pjesë nga intervista:

Zoti Basha, keni deklaruar më herët, të paktën gjatë këtyre ditëve që në momentin që do vini në qeveri brenda 6 muajve do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian çka nënkupton që zyrtarisht nis procesi i anëtarësimit. Ku e gjeni këtë garanci Zoti Basha duke qenë që kjo vendimmarrje  e kemi parë që është shtyrë disa herë?

Lulzim Basha: Tek vullneti im dhe i qeverisë së ardhshme për të përmbushur detyrat duke nisur me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjithë problematikës që është krijuar nga qeverisja aktuale. Problemi kryesor i vendit në këto 8 vite që ka mbetur, ka ngecur edhe në procesin e integrimit është se ka një qeveri e  cila ka vendosur në vend një regjim policor dhe gjobëvënës. Dhe kjo nisi me ardhjen… me instrumentet e ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Askush nuk e ka harruar, as partnerët tanë, as Bashkimi Europian që aktet kryesore të Edi Ramës ishin kanalizimi I vendit, blerja e votave siç vërtetuan dosjet 184 dhe 339. Dhe çfarë po ndodh? Akoma Edi Rama pretendon të vazhdojë rrugën me të njëjtët njerëz. Me Vangjush Dakon, që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e mban anëtar kryesie dhe bashkë me infrastrukturën e tij kriminale e ka përdorur për shit-blerjen e votës. Apo me shit-blerjen e votës në Dibër, dosjen e famshme 339 që po gjykohet tani, kur dëgjojmë që aktori kryesor i kësaj barbarie në krah të Edi Ramës pretendon të garojë përsëri vajzën e tij në listat e Partisë Socialiste.  Pra është e qartë që përgjegjësi kryesor i vetëm për dështimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian është Edi Rama. Me hapat që ka hedhur ai jo vetëm nuk ka çuar në plotësimin e tre kushteve siç ishin në fillim, por i ka bërë ato tre kushte 15 kushte. Ndaj garancia është 25 Prilli, është vota e shqiptarëve, është qeveria dhe kryeministri që do të dalë nga kjo votë dhe unë këtë prova i kam dhënë më përpara kur kam marrë të gjitha vendimet dhe hapat e nevojshëm që të hiqeshin vizat për shqiptarët dhe shqiptarët sot gëzojnë lëvizjen falë këtyre hapave që Shqipëria mund të futej në NATO DHE SOT Shqipëria është aleate ne aleancën më të suksesshme politiko ushtarake  falë këtyre reformave. Pra garancia ime dhe e Partisë Demokratike dhe e koalicionit tonë për të zhbërë te gjitha dështimet e Edi Ramës dhe për të përmbushur të gjitha detyrimet në mënyrë që ti hapim rrugën brenda gjashtë muajsh konferencës së parë ndërqeveritare dhe procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky është një premtim mjaft i rëndësishme zoti Basha duke qenë se shqiptarët që pas viteve 90, Europa është kthyer në një ëndërr, të gjithë shqiptarët e pretendojnë dhe e kërkojnë ta arrijnë këtë moment por a do të mbani ju përgjegjësi për këto që keni thënë që brenda gjashtë muajve kjo konferencë do të zhvillohet sepse jemi mësuar që këtu në Shqipëri zoti Basha u premtua Bashkimi Europian që do ishte një proces që do ta arrihej, por në fakt jemi në 2021 dhe akoma ne jemi në atë portën hyrëse drejtë Bashkimit Europian ?

Lulzim Basha: Po mos ta kisha këtë bindje, nuk do ta deklaroja. Padiskutim që kjo bindje është e bazuar edhe në diskutimet që kam patur me partnerët tanë gjermanë, me Kryeministrin e Sllovenisë që merr presidencën e Bashkimit Europian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, me kryeministrin kroat i cili kishte presidencën vitin e kaluar të Bashkimit Europian dhe u përpoq me mish e me shpirt që Shqipëria të ecte përpara. Por problemi nuk ka qenë Bashkimi Europian, problemi ka qenë Shqipëria. Shikoni, Bashkimi Europian e ka shprehur vullnetin e vet për të ndihmuar Shqipërinë edhe me ndihmë financiare, në shumë fusha. Ndërkohë që, qeveria shqiptare në këto 8 vite, qeveria në ikje ka treguar mungesë totale vullneti dhe interesi për të përfituar nga këto fonde. Pse ? Pse-në e dinë të gjithë, sepse Bashkimi Europian ka kontrolle të forta mbi financat që jep për të ndihmuar vendet aspirantë për anëtarësim. Ndërsa qeveria e Edi Ramës ka kritere të tjera, ka kriterin 50 me 50. Pra, kjo është arsyeja pse Shqipëria ka mbetur në vendnumëro dhe kjo është garancia se pse me 25 prill shqiptarët me votën e tyre do të zhbllokojnë edhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe do të zhbllokojnë dhe miliona euro që u mbajtën peng këto vite të cilat do të  përdoren për të ndihmuar studentët, fermerët, biznesin e vogël dhe të mesëm dhe për t’i dhënë edhe shqiptarëve atë ndihmë të munguar ekonomike në veçanti në kushtet e pandemisë që e kanë qytetarët e Kosovës, e kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por nuk e kanë shqiptarët. 25 prilli do të jetë dita për të sjellë një ndryshim edhe në  këtë aspekt të dhimbshëm të jetës së përditshme të shqiptarëve që edhe në kushtet e pandemisë u braktisën nga kjo qeveri dhe kanë sot ndihmën më të ulët ekonomike në Rajon dhe në Europë.

Keni thënë që pas 25 prillit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të fryjë një erë e re. Çfarë nënkupton kjo zoti Basha?

Lulzim Basha: Me këtë nënkuptojmë në radhë të parë që ne do të mundësojmë përmes një bashkëpunimi të ngushtë që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e saj drejt integrimit europian. Në veçanti në vitet e fundit teksa është përballur me dështimet dhe me pasojat e këtyre dështimeve Edi Rama ka  fajësuar edhe Bashkimin Europian për këto dështime. Bashkimi Europian kërkon një partner të besueshëm dhe tek Partia Demokratike dhe tek unë ka një partner i cili ka bashkëpunuar me sukses për liberalizimin e vizave, për futjen e Shqipërisë  në NATO dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me sukses për të gjitha prioritetet që do të bëjnë të mundur që Bashkimi Europian dhe Shqipëria të lehtësojnë sa është e mundur pasojat, shteti shqiptar të lehtësojë sa ë2shtë e mundur pasojat e pandemisë për  ekonominë shqiptare dhe të mundësojë një kapitull të ri bashkëpunimi ku investimet europiane tё ndihmojnë ekonominë shqiptare pёr tё hapur vende pune dhe ku parat e taksapaguesve europian tё cilat jepen pёr tё ndihmuar infrastrukturën, shёndetёsinё, arsimin, mos tё mbahen mё peng. Kjo pra ёshtё era e re qё do tё fryj nё këto marrëdhënie nё përfitimet dhe benefitet do t’i ndjejnë qytetarët shqiptar siç i ndjen kur hoqën vizat, siç i ndjeu ekonomia shqiptare kur vendi u fut nё NATO dhe pati njё interes tё shtuar pёr këto investime tё huaja qё janë akoma tё vetmet investime tё huaja nё Shqipёria qё vazhdojnë tё prodhojnë punësim.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here