“COVID-19 u përhap nga një laborator në…”- Rezultatet e studimit më të ri hedhin dritë mbi origjinën e koronavirusit

0
27

Sipas kreut të hulumtimit Roland Wiesentanger, ky përfundim mbështetet nga numri dhe cilësia e provave që janë në dispozicion.

Wiesentanger përdori për hulumtimin e tij literaturë shkencore, artikuj në media të shkruara dhe elektronike, si dhe komunikim personal me kolegët e tij ndërkombëtarë. Ai e pranon, megjithatë, se kjo nuk është provë shkencore, por thjeshtë një provë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit, pas katër javësh hulumtimi, tha se ishte ende e paqartë nga vinte virusi dhe se duheshin të dhëna të mëtejshme nga Kina.

Kreu i ekipit kompetent të Agjencisë, megjithatë, e konsideron të pamundur që virusi të vijë nga një laborator. Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se SARS-CoV-2 ka ardhur ndoshta nga lakuriqët e natës. Kina, nga ana e saj, vazhdon të theksojë se virusi mund të ishte përhapur përmes ushqimeve të ngrira.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here