“Është i rrezikshëm për shoqërinë”, dëbohet nga Italia biznesmeni shqiptar, ish-pronar i klubit italian

0
55

Policia e Breshas, ka dëbuar nga Italia biznesmenin shqiptar, Gëzim Sallaku, ish-pronar i skuadrës italiane të Darfo. Mediat italiane raportojnë se biznesmeni shqiptar është etiketuar nga shteti fqinj si një person i padëshiruar dhe i rrezikshëm për shoqërinë.

Gëzim Sallaku jetonte në një vilë në Sale Marasino, ndërsa ishte pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo. Ai është dëbuar nga Italia mbrëmjen e djeshme.

“Biznesmeni 48-vjeçar u dëbua nga vendi ynë, u kthye në Shqipëri. Disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve gjyqësore, Sallaku është arrestuar dhe gjykuar disa herë për vepra të ndryshme penale”, shkruajnë mediat fqinje.

Më tej, në shkrim thuhet se ai është përfshirë në vitin 2002 në një skemë mashtrimi, në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura, për evazion fiskal dhe posedim të armëve të zjarrit.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here