Pas takimeve në Slloveni e Kroaci, Basha: Integrimi në BE prioriteti ynë. Ja çfarë bisedova me kryeministrat e dy vendeve

0
24

Pas vizitave në Slloveni dhe Kroaci dhe takimeve që zhvilloi me kryeministrat respektivë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë ekskluzive për News24, deklaron se integrimi europian i vendit, është një nga prioritete kryesore të demokratëve.

Lideri i opozitës së bashkuar bëri fajtor qeverinë Rama që vendi nuk përparoi në proceset e integrimit këto 8 vite.

Ai tha se reforma në drejtësi do të vazhdojë, duke theksuar zotimin e PD dhe të tij për të mbajtur larg duart nga reforma në drejtësi.

Ditët e fundit keni zhvilluar dy takime të rëndësishme, le të themi kështu, një në Slloveni me kryeministrin e atjeshëm, njëkohësisht edhe kreu i presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, nga ana tjetër edhe me kryeministrin e Kroacisë. Cili ishte qëllimi i këtyre vizitave?

Lulzim Basha: Sllovenia do të marrë presidencën e Bashkimit Europian në 6 mujorin e dytë të këtij viti. Dhe në kemi shpallur integrimin europian si një nga prioritetet kryesore të programit tonë padiskutim një nga prioritetet kryesore të qytetarëve shqiptarë. Ju e dini që për 8 vite me radhë Shqipëria ka ngecur në vend numëro në procesin e integrimit europian dhe ka humbur në këtë mënyrë një mundësi të jashtëzakonshme të ndihmës financiare dhe jo vetëm që Bashkimi Europian ofron në këtë proces. Plani ynë, angazhimi ynë, është që të zhbllokojmë këtë proces menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm koordinimi ynë me Bashkimin Europian. Me kryeministrin e Sllovenisë që do të marrë presidencën e Bashkimit Europian, diskutuam konkretisht si për sfidat apo detyrat që duhet tё plotësojmë apo planin tonë që duhen plotësuar këto detyra, ashtu dhe pёr mbështetjen konkrete që Sllovenia do tё jap si presidente e ardhshme, si mbajtëse e presidencës sё ardhshme 6 mujore tё Bashkimit Europian. Ndërsa Kroacia ka një tjetër veçori. Kroacia ёshtё vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian dhe nga kryeministri kroat mora zotimin pёr tё na ndihmuar jo vetёm nё tryezёn ku merren vendimet politike qё ёshtё Kёshilli Europian, ku Kroacia do tё mbёshtesё rrugёn tonё europiane. Padiskutim, do tё mbёshtesё planin tonё pёr tё zhbllokuar kёtё rrugё pёrmes plotёsimit tё detyrave tё angazhimeve qё Shqipёria do tё përmbush por po kёshtu mora angazhimin e tij qё do tё mbёshtesё edhe nё procesin teknik qё ёshtё njё proces sfidues ku dhe Kroacia ka pasur sukses tё jashtёzakonshёm pёr tё nisur dhe pёr tё përmbyllur me sukses negociata dhe për ta bërë vendin anëtar të Bashkimit Europian.

Gjatë këtyre takimeve  në intervistat që keni dhënë keni  deklaruar që nga Sllovenia do të  thithni investitorë dhe nga Kroacia do të merrnin shembujt më të mirë të suksesshëm në fushën  e turizmit. A ka diçka konkrete që ju keni  biseduar me kryeministrat  përkatës?

Lulzim Basha: Padiskutim ka, shumë gjëra konkrete sepse, në theks të  bisedave nuk ka qenë vetëm integrimi europian  i vendit, por dhe bashkëpunimi  dypalësh në veçanti sa I përket fushës ekonomike. Me Kroacinë ne ndajmë shumë veçori natyrore, por ndërkohë sa I përket turizmit Kroacia është një shembull  rajonal dhe botëror ndërsa, Shqipëria ka mbetur mbrapa  deh në shumë fusha kjo ka shkaktuar  vështirësi të jashtëzakonshme për të gjithë faktorët dhe aktoret, operatoret e industrisë së turizmit  dhe ne kemi humbur shanse të jashtëzakonshme për zhvillim, për punësim, për mirëqenie. Ndaj me Kroacinë do të kemi pas 25 prillit një bashkëpunim shumë të ngushtë i cili do të rezultojë edhe në shkëmbimin e përvojave më të suksesshme. Duke nisur nga java e ardhshme grupet e eksperteve të Partisë Demokratike që kanë punuar për platformën e turizmit do jenë në kontakt  me ekspertët më të mirë të Kroacisë për të diskutuar mbi  kapërcimin e disa sfidave aktuale të ngjashme me ato që ka kapërcyer edhe Kroacia edhe për të qenë gati që Shqipërisë menjëherë pas 25 prillit ti ofrojmë në veçanti në fushën e turizmit një ritëm të përshpejtuar të zhvillimit, të garantojmë në këtë mënyrë punësim dhe mirëqenie për shqiptarët. Natyrisht kjo do të thotë që duhet hequr dorë nga praktikat aktuale ku është kryeministri që vendos se si do të jenë planet turistike ku do të jenë planet turistike, kush do të investoj si do të investoj madje vendos edhe se kujt do ti merret prona e kujt i jepet prona, me skandale që besoj i keni ndjekur të gjithë ku drejtorët e kadastrave ndërrohen 4 herë në ditë dhe parakusht që planet tona për turizmin dhe përvoja e miqve tanë kroatë por jo vetëm të funksionojë, është largimi i këtij modeli të dështuar, me kosto të madhe për shqiptarët me 25 prill, çelja e rrugës ku nuk do të jemi vetëm, po do të kemi mbështetjen e njerëzve dhe shteteve dhe faktorëve me përvojë shumë të mirë siç është Kroacia dhe kryeministri kroat miku im Andej Plenkovic më garantoj që do të kemi një mbështetje të plotë në këtë drejtim. Për sa i përket Lubjanës, diskutuam në veçanti për inkubatorët e teknologjisë së informacionit, ku ata kanë një përvojë shumë të suksesshme dhe ku plani ynë parashikon ngritjen e 4 inkubatorëve në Shqipëri, që do të ndihmojë në veçanti sipërmarrjen e të rinjve dhe në veçanti fushën e teknologjisë së informacionit© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here