“Shoku Gramoz super ëë?”- Ruçi skeptik për afatin e realizimit të spitalit të Fierit, ja batutat me Ramën: Me ato që më ke thënë për tre muaj…

0
54

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier, ku inspektoi punimet për spitalin e Fierit së bashku me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kryeparlamentari Ruçi u duk skeptik për afatin e përfundimit të këtij spitali brenda tre muajsh nga nisja e tij, ndërkohë që ka shkëmbyer dhe disa batuta me shefin e qeverisë.

Rama: Shoku Gramoz super ëë?

Ruçi: Ta shikojmë

Rama: Më the nuk bëhet për tre muaj, ja ku e ke s’janë mbushur akoma dy.

Ruçi: E shikoj them marshallah, me ato që më ke thënë për tre muaj them Inshallah

“Duhet të nisë puna për të bërë kurorën e gjelbër, rreth e rrotull, të jetë e gjitha e rrethuar me gjelbërim që kur janë njerëzit nga dhoma të shohin gjelbërim jo pjesën e rrugës”, ishte porosia e kryeministrit.

Aktualisht për spitalin e Fierit po punojnë 400 punonjës turq dhe 250 punonjës shqiptarë.

“Në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku progresi i përditshëm është tejet mbresëlënës dhe ku do të kemi, duke nisur nga muaji maj (që të jemi brenda:-), jo vetëm një spital të ri publik me standardet më të larta, po edhe një qendër transferimi të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjek e infermierë turq do të punojnë këtu së bashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse🇦🇱🤝🇹🇷

Ky spital hap fazën përmbyllëse të Reformës sonë në Shëndetësi dhe është pasqyra më kuptimplotë e një transformimi në vazhdim, që deri 7 vjet më parë as e mendonte njeri”, shkruan Rama në Facebook.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here