“Fatkeqësia e madhe e këtij vendi është helmi që…”/ Rama tregon kur do të vaksinohen plotësisht mjekët dhe infermierët

0
55

Ndërsa thekson se 140 shtete në botë nuk kanë marrë ende dozat e para të vaksinës, kryeministri Edi Rama premton se brenda muajit mars të gjithë mjekët dhe infermierët do të jenë vaksinuar.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se fatkeqësi e madhe e këtij vendi është helmi që prodhohet pa ndalim e as turp.

Postimi:

140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre😊

Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve❤️

Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut😷

*Vlorë, Fier© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here