Kapet sasia më e madhe e kokainës në Britani të Madhe, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

0
35

Dhjetë persona janë arrestuar në Londrën e Veriut në lidhje me kapjen e afërsisht 2.3 ton kokainë të importuar në Britani të Madhe me anë të një ngarkese bananesh.

Pakot me kokainë ishin fshehur në kutitë me fruta dhe besohet të jetë ngarkesa më e madhe ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Të arrestuarit, të gjithë burra të moshës 21-56 vjeç, u arrestuan nga oficerët dje në dy adresa në Londrën Veriore pasi morën dorëzimin e 41 paletave, në të cilat ishte ngarkuar kokaina. Mes 10 personave të arrestuar janë edhe shqiptarët B.K., 28 vjeç dhe Gj. D., 30 vjeç.

Droga – potencialisht me vlerë 184 milion £ nëse do të shitej në rrugë, u kap nga policia kufitare më 14 shkurt në portin e Portsmouth.

Kontenieri kishte mbërritur në një anije mallrash nga Kolumbia një ditë më parë dhe po maskohej si një ngarkesë e ligjshme e bananeve.

Paletat u dorëzuan në një pasuri industriale në Tottenham, ku policia po e vëzhgonte dhe arrestoi pesë personat që e pritën. Pesë burrat e tjerë u arrestuan në një pasuri të ndryshme industriale në Enfield.

Të dhjetë mbeten në paraburgim dhe tre prej tyre janë akuzuar për importimin e drogës.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here