Koalicioni parazgjedhor/ PD-PR ende pa rezultat. Burimet: Marrëveshja mbahet ‘peng’ nga…

0
33

Ndonëse na ndajnë edhe 5 ditë nga data kur duhet të regjistrohen në KQZ, mbetet ende punë në kampin opozitar për të arritur marrëveshjen e koalicionit.

Burime për gazetën “Panorama” bën me dije se edhe sot nuk ka pasur konsensus mes Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane për koalicionin.

Mësohet se në takimin që zgjati pak më shumë se një orë, palët Basha me aleatin e tij tradicional kanë qenë që të dy dakord që të jenë me listë të përbashkët, por kjo dakordësi nuk ka vijuar kur është folur për hapësirën e kandidatëve të PR në qarkun e Tiranës.

Prej disa javësh, Mediu i ka vënë përpara grupit negociator të caktuar nga kryedemokrati Basha për koalicionet rezultatet e viteve të kaluara dhe referuar këtyre rezultateve, PR kërkon që të kandidojë z. Mediu në kryeqytet dhe në njësinë 9 nënkryetarin e PR, Blendi Sulaj.

Pikërisht, pozicioni i këtij të fundit në listë mban pezull marrëveshjen e koalicionit mes PD-PR. Mësohet se ditën e sotme kreu i PR-së i ka prezantuar kreut të PD edhe një sondazh të realizuar së fundmi.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here