“Vaksinat mi dha Ndragheta, por mos e bëj muhabet!”/ Qytetarët i kërkojnë llogari, Edi Rama u kthehet me ironi në rrjetet sociale

0
28

Çështja e vaksinave anti-Covid që kanë mbërritur dhe pritet të mbërrijnë në Shqipëri, vijon të jetë një temë e ndjeshme që shkakton debat në opinionin publik.

Një qytetar e ka pyetur kryeministrin Edi Rama përmes rrjeteve sociale se ku i ka gjetur vaksinat anti-Covid.

Ndërkaq Rama i kthen një përgjigje me ironi duke i thënë se ia ka dhënë Ndragheta. Nuk mungojnë as skeptikët në lidhje me vaksinat, ku ka nga ata që thonë se shkakton vdekje.

Kryeministri nuk e kursen një përgjigje edhe për këta të fundit duke u thënë se këto lajme i ka dëgjuar në “radion e luftëtareve kundër Iluminatit”.

“Më lind një dyshim shumë i madh për konservimin e vaksinës. Ju zoti kryeministër keni blerë frigorifer apostafat që vaksinat të konservohen në -70 gradë? Apo për Shqipërinë vaksina ska nevojë të ndjeki këtë procedurë? Mah. Kam shumë dyshime”,- shkruan qytetari.

“Jo i mbajmë në qese me akull. Po si nuk paskemi, madje i kemi ekspozuar në media që të mos lodhen tipat dyshues me fantazira kaq ekstreme”-i kthehet Rama.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here