VIDEO/ Rama tregon arsyen pse investohet në Vlorë: Më kujtohet gjithmonë shprehja e nënës sime… Deri këtu e kam lënë emrin për Zahon

0
30

Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama po qëndron në Vlorë ku është duke ndjekur edhe nga afër punët në kantieret që janë ngritur në këtë qytet, mes tyre edhe Lungomare 2.

Teksa ka thënë se mandati i dytë qeverisës i duhet për të përfunduar punët e nisura, por jo vetëm, Rama ka treguar pse investohet shumë në Vlorë.

Kryeministri ka treguar se Vlora është krijuar për të qenë një motor me shumë kuaj fuqi zhvillimi ekonomik dhe për ta arritur këtë duhet shumë punë.

Po ashtu ka thënë se ‘lënia pas e një emri’ është një ndër faktorët që e shtyn akoma më shumë të punojë në atë qytet, ndërsa ka kujtuar një histori me nënën e tij.

Rama ka theksuar se edhe deri në këtë moment emrin pas për Zahon e ka lënë, por “përtej emrit kujtimi i mirë është shumë i rëndësishëm për mua dhe një nga motivet bazë që mua ma bëjnë politikën pasion dhe nevojë për të qenë i dobishëm për njerëzit.”

Pyetje: Cilat janë kujtimet tuaja më të bukura në këtë zonë, që ju shtyjnë të bëni më shumë për të, ta doni më shumë, të investoheni më shumë në të?

Rama: Ndoshta, çka unë kam jetuar me Vlorën qysh i vogël, më ka bërë më të ndjeshëm karshi bukurisë dhe potencialit. Nuk është çështja e marrëdhënieve të mija, sepse mund të kisha marrëdhënie me një vend që mund të mos kishte potencial të tillë.

Vlora është e krijuar për të qenë një nga organet më vitale të atdheut tonë. Është e krijuar për të qenë një motor me shumë kuaj fuqi zhvillimi ekonomik.

Më kujtohet kur isha i vogël dhe vinim në Vlorë. Vinim me atë linjën tren deri në Fier, pastaj autobus Fier-Vlorë dhe pastaj bënim rrugën e bulevardit ku ishin palmat. Më kujtohet gjithmonë shprehja e sime mëje ‘palmat e Kristopapajanit’. Kristopapajani ishte ai që i kishte mbjellë dhe i kishte mbetur emri.

Me Vlorën edhe deri këtu e kam lënë emrin për Zahon kur të vijë dhe kur të jetë në një moshë kur unë mbase s’do jem më. Por përtej emrit kujtimi i mirë është shumë i rëndësishëm për mua dhe një nga motivet bazë që mua ma bëjnë politikën pasion dhe nevojë për të qenë i dobishëm për njerëzit. Për ta bërë të dobishme ekzistencën time për të tjerët dhe brenda kësaj është edhe tërheqja e fortë për të punuar për emrin nesër dhe asnjëherë për të mos menduar ‘kap ça të kapësh sot’.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here