Po kur përgjigjja e testit Covid na del negative? OBSH: Ja çfarë duhet të dini, kujdes sepse mund të infektoheni pas…

0
25

Një përgjigje negative e testit të COVID-19 nuk do të thotë se nuk jemi të infektuar, pasi asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë disa sqarime për qytetarët, duke i ftuar të jenë të kujdesshëm dhe të mos vetëkënaqen nga një rezultat negativ i testit që kanë bërë kur kanë dyshime për koronavirusin.

“Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, thekson OBSH.

“Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm!
❗Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve
❗Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit
❗Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, shkruan OBSH.

Gjithashtu, theksohet se përpara se të kërkoni një test, është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë lloj testi ju nevojitet.

OBSH sqaron:

👉 RT-PCR dhe testet e antigjenit ju tregojnë nëse e keni virusin TANI.
👉 Testet e antitrupave ju tregojnë nëse keni pasur virus NË TË SHKUARËN.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here