‘Lëvizja për ndryshim’ dorëzon listën e kandidatëve, ja qarqet ku Jozefina Topalli synon mandatin e deputetes-EMRAT

0
46

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga skadimi i afatit për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim ka dorëzuar në komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidatët e saj për disa qarqe të vendit.

Ajo që bie në sy është se ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka renditur emrin e saj të parin në Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë.

Partitë politike duhet të dorëzojnë para mesnatës listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

KQZ-ja ka përcaktuar si afatin e fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni orën 00:00.

Deri tani janë bërë publike disa emra nga të gjithë forcat politike, por listat zyrtare pritet të dorëzohet sot.

APELI I AMBASADORES YURI KIM

Presioni për dorëzimin e listave sa më parë, por edhe që kandidatët të jenë me integritet ka ardhur edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Një ditë përpara përfundimit të afatit për dorëzimin e listave nga partitë politike në KQZ, Yuri Kim rikujton thirrjen e vazhdueshme të SHBA-së për zgjedhjet, për kandidatë të pastër e me integritet.

Përmes një mesazhi të gjatë në “Tëitter”, ambasadorja amerikane shpreson që drejtuesit e partive që janë në garë në zgjedhjet parlamentare ta kenë kuptuar mesazhin e qartë dhe të prerë nga SHBA dhe Sekretari Amerikan i Shtetit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here