Përndiqte të dashurën prej një kohe të gjatë, ‘Shqiponjat’ i vënë prangat edhe të riut që u kap në flagrancë duke…

0
36

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. P., 30 vjeç, në rrugën “5 maji”.

Forca e posaçme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë), një sasi me lëndë të dyshuar MDMA, një sasi me lëndë të dyshuar metadon dhe 2 aparate celular.

Gjithashtu, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan 34-vjeçarin me inicialet M. Ll., pasi për një periudhe kohore, ka përndjekur ish të dashurën e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. Z., 59 vjeç dhe A. A., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here