VIDEO- “PD-LSI koalicion KÇK”/ Rama flet për rikthimin e emigrantëve dhe ironizon programin e opozitës: Menu dëshirash për të kapur…

0
41
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

Kryeministri Edi Rama teksa flet për emigrantët dhe rikthimin e tyre në atdhe nuk ka lënë pa ironizuar programin e Partisë Demokratike.

Rama shprehet se programi i PD është si një ‘menu dëshirash’ që kërkon të kapë vota. Koalicionin e PD me LSI, Rama e quan si një koalicion KÇK.

“Ne nuk kemi një program elektoral të ngjashëm, me një menu dëshirash, për të kapur vota siç kap PD me lokacionin KCK.

Ne kemi një program pune, plan veprimi sepse ne jemi qeveria dhe ajo çka ne kemi detyrë duke respektuar me përulësi dhe me përkushtim këtë përballje  elektorale është të bëjmë atë që themi“, tha Rama.

Rama tha se ka një plan për kthimin e emigrantëne në Shqipëri, në mënyrë që ata të investojnë të ardhurat këtu.

“Ditët dhe javët në vijim do të jenë momente të një pas njëshme shpalosje të këtij plani për emigrantët. Unë jam besimplotë se Shqipëria do të bëhet në këtë dekadë shumë më e favorshme sec është.

Shqipëria e kësaj dekade do të bëhet destinacioni më i kërkuar turistik i këtij rajoni.

Ne do to ofrojmë për emigrantët një perspektivë të re, duke stimuluar në mos kthimin e tyre në disa vite, rrugë të reja për të investuar kursimet e tyre këtu”.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here