Mungonte në listën e kandidatëve për deputetë, Genc Pollo zbulon arsyen: Mundësitë e rrethanat e ofruara nuk…

0
50

Genc Pollo, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e kaluara në qarkun e Fierit, në 25 prill nuk do të jetë në garë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, një ditë pas dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për të arsyetuar mungesën e emrit të tij mes kandidatëve për deputetë.

Pollo zbulon se ka pasur pakënaqësi me ato që ai në statusin e tij i quan “mundësitë e rrethanat e ofruara”.

Këto mundësi Pollo thekson se “nuk i gjykova të përshtatshme”, ndaj ai ka vendosur të mos kandidojë.

POSTIMI I PLOTE

Të dashur miq!

Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.

Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here