Renditet e 9-ta në listën e Tiranës/ Elisa Spiropali: Fitorja e 25 prillit vulos fundin e tranzicionit. Me mandatin e 3-të dhe kryeministër Ramën do të…

0
49

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Mirënjohje kryesisë së Partisë Socialiste për besimin. Nder dhe përgjegjësi kandidimi me skuadrën kampione të qarkut Tiranë”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale, e cila u renditet e 9-ta në listën e kandidatëve në kryeqytet.

Me mandatin3 dhe kryeministër Edi Ramën do të përmbyllim kantieret e mëdha të reformimit të Shqipërisë”, shton ajo.

Statusi i plotë

Suksese skuadrës fantastike të Partisë Socialiste 25 Prill 2021
Mirënjohje kryesisë së Partisë Socialiste për besimin.
Nder dhe përgjegjësi kandidimi me skuadrën kampione të qarkut Tiranë. Do vazhdoj të jem me ju dhe për ju kudo ku duhem, kudo ku duhet, kudo ku punohet. Zëri im do të jetë edhe zëri juaj.

Fitorja e 25 Prillit do të vulosë fundin e tranzicionit. Me mandatin3 dhe kryeministër Edi Ramën do të përmbyllim kantieret e mëdha të reformimit të Shqipërisë.
S’ka kohë për pushim.
S’ka kohë për kthim.
Shqipëria e ardhmja jonë.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here