Shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës, dhjetra shqiptarë të arrestuar

0
47

Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare, që kryente trafik ndërkombëtar drogë.

Operacioni policor anti-drogë u krye në bashkëpunim edhe me policinë shqiptare dhe gjermane ku raportohet se ka të arrestuar në Vlorë, Këln dhe Romë.

Gjithsej janë 55 të arrestuar, mes tyre 27 shtetas shqiptarë, ku 5 prej tyre në Vlorë.

Banda trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali, e droga dërgohej në Gjermani me autobusë e trena.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here