Zbulohen prapaskenat/ Si lëvizën emrat e kandidatëve në minutat e fundit! PS fut në lista 8 ish-eksponentë të LSI-së dhe ish-demokratin! (Lista zyrtare me emra në 12 Qarqe)

0
54

ARISTIR LUMEZI/ Partia Socialiste miratoi dje listën e kandidatëve për deputetë. Bie në sy zhvendosja e Olta Xhaçkës nga Qarku i Dibrës, ku ajo ishte drejtuese politike në këtë qark, duke u transferuar në Korçë.

Kryeministri Rama tha dje se objektivi i Partisë Socialiste është nga 78 deri në 88 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Në listën e kandidatëve për deputetë kandidon Blerina Gjylameti në Korçë, ndërkohë që ajo po punonte në zonën e Astirit në Tiranë.

Eduard Shalsi, nga Korça ka ardhur në Tiranë, ndërsa Ermonela Felaj nga Qarku i Beratit është në listën e Tiranës.

Petro Koçi, zv.ministër i Mbrojtjes, është i dyti i listës së Fierit, e cila kryesohet nga zv.kryeministri Erion Braçe.

Gramoz Ruçi është i 10-ti i listës së Fierit, ndërsa Kryeministri Rama do të kandidojë i 8-ti në Qarkun e Vlorës dhe atë të Durrësit.

Por në listat e PS-së bie në sy edhe përfshirja e disa prej deputetëve aktualë të opozitës, duke filluar nga Halit Valteri në Qarkun e Tiranës, apo Nimet Musai, i fundit i Qarkut të Fierit, po ashtu dhe Klajdi Qamës, ish-deputeti i LSI në Berat, apo Aurora Marës, ish-deputete e LSI ne Bulqizë.

Në listën e ish-ve të LSI bie ne sy dhe emri i Ylli Shehut, i cili kandidon me siglën e PS në Qarkun e Tiranës, me numrin 24 ne listë! Në qarkun e Elbasanit PS ka ‘rekrutuar’ Enver Roshin e larguar në LSI, duke e kandiduar atë si të 10-tin në listë.

Ish-ministrat e LSI-së, Nasip Naço dhe Lefter Koka, janë në pozita fituese në listat e Beratit dhe Durrësit, ndërsa edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Alqi Bllako, është i 11-ti në listën e Tiranës.

Lista e kandidatëve të Qarkut Tiranë do të jetë më e debatuara, për shkak të vendosjes së disa prej senatorëve të PS-së në fund të listës fituese, që është objektiv i PS-së.

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, që u dorezua në KQZ. Në daljen e tij për mediet, ku ai prezantoi objektivat e PS-së, ishte i dukshëm slogani i ri që Partia Socialiste ka zgjedhur për 25 prillin. “Shqipëria, e ardhmja jonë!”, me hashtag “S’ka kohë për pushim”, është slogani i socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Berat

1. Hatixhe Konomi
2. Bardhyl Kollçaku
3. Fadil Nasufi
4. Nasip Naco
5. Blendi Klosi
6. Sara Satka
7. Jurgen Pushi
8. Klajdi Qama
9. Rabushe Hoxha

Dibër
1. Lavdim Krrashi
2. Aurora Marra
3. Dionis Ymeri
4. Melaim Damzi
5. Spartak Koltraka
6. Anisa Gjika

Durrës

1. Milva Konomi
2. Alban Xhelili
3. Jurgis Çyrbja
4. Klodiana Spahiu
5. Ilir Ndraxhi
6. Rrahman Rrahja
7. Lefter Koka
8. Edi Rama
9. Ana Dhamo
10. Artan Bitri
11. Kejda Bejaj Ferra
12. Arkend Balla
13. Denis Deliu
14. Klementina Meçe
15. Erjon Meka

Elbasan

1. Evis Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Besjan Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
9. Albana Hana
10. Enver Rroshi
11. Briseida Gjoza
12. Marsida Hyseni
13. Shkelqim Bullari
14. Kristaq Skenderi
15. Endri Pepa

FIER

1. Erion Braçe
2. Petro Koçi
3. Lindita Buxheli
4. Bashkim Fino
5. Baftiar Zeqo
6. Antoneta Dhima
7. Bujar Çela
8. Ismet Beqiraj
9. Tatjana Pirro
10. Gramoz Ruçi
11. Robert Bitri
12. Mirza Petushi
13. Arber Arapi
14. Sokol Krasniqi
15. Esiola Hoxha
16. Erges Krakolli
17. Adela Hysenaj
18. Nimet Musai

Korçe

1. Eni Zaka
2. Ilirian Pendavinji
3. Blerina Gjylameti
4. Ilir Topi
5. Olta Xhaçka
6. Niko Peleshi
7. Edlira Bode
8. Bledi Çomo
9. Besa Spaho
10. Dhora Dajko
11. Arian Jaupllari
12. Vasil Sterjovski

Kukës

1. Gerta Duraku
2. Petrit Malaj
3. Halim Dauti

Gjirokastër

1. Mirela Kumbaro Furrxhi
2. Laert Duraj
3. Bledar Çuçi
4. Artemis Malo
5. Kosta Garo
6. Kjara Adhami

Lezhë

1. Lindita Nikolla
2. Eduart Ndreca
3. Shpresa Marrnoi
4. Gentian Malotaj
5. Benard Balaj
6. Eueda Molla
7. Erjola Ndoci
8. Gjon Ndoci
9. Lina Guri

Shkodër

1. Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
4. Ilir Beqaj
5. Frrok Gjini
6. Lela Berdica
7. Pal Peraj
8. Kristian shkreli
9. Diana Muriqi
10. Jona Leqejza
11. Alda Mema
12. Kabir Fishta

Tiranë

1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilda Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belinda Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Muharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini

Vlorë

1. Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama
9. Teuta Rama
10. Ervis Mocka
11. Alket Hyseni
12. Laura Ferhati7ve© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here