Basha publikon videon nga çelja e fushatës: Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët

0
67

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me një video nga çelja e fushatës elektorale një ditë më parë.

Në një postim në Facebook, kryedemokrati Basha shkruan se me ndihmën e qytetarëve do të sjellin ndryshimin.

“ Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton! Ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët dhe do të fitojmë. Së bashku për ndryshim”, shkruan Basha.

DJE U ÇEL FUSHATA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, çeli dje zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Përpara qindra mbështetësve që kishin ardhur në sheshin “Nënë Tereza” dhe atyre të cilët ndiqnin nga mediat, kreu demokrat shpalosi misionin e tij kryesor, një dëshirë e disa dekadave e shqiptarëve: anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kryedemokrati e shpalosi atë si misionin kryesor madhor. Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se njësoj siç realizoi anëtarësimin në NATO dhe bëri të mundur heqjen e vizave, me të njëjtin vullnet do të arrijë edhe integrimin e vendit në BE.

Ndërkohë, ai u ndal edhe te programi i PD-së. Duke kërkuar mbështetjen e shqiptarëve që pas 26 prillit të ulet në karrigen e Kryeministrit dhe të vendosë në zbatim planet e PD-së, Basha tha se atëherë do të përmirësohet jeta e të rinjve, jeta e nënave, bizneseve etj. Ndërkohë, në fjalën e tij hapëse të fushatës nuk munguan edhe akuzat për kundërshtarin politik. Sipas Bashës, në 8 vite Kryeministri Rama jo vetëm që varfëroi shqiptarët dhe largoi Shqipërinë nga Europa, por kreu i qeverisë sipas tij synon të mbjellë te shqiptarët pesimizëm, duke u thënë se Shqipëria nuk bëhet më mirë se kaq. Përkundër këtyre ideve, Basha u zotua se pas 25 prillit situata do të ndryshojë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here