Çfarë po ndodh me zjarrin në magazinën e qendrës tregtare? Prej tre ditësh asnjë gjurmë nga 33-vjeçari që dyshohet se ka mbetur brenda! Janë hapur tunele ajri për…

0
71

Kanë kaluar tre ditë nga zjarri në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga 33-vjeçari, Arjan Sala i cili dyshohet se ka mbetur brenda.

Djegia e produkteve në këtë magazinë vazhdon dhe sipas ekspertëve zjarri tashmë vazhdon në sendet që ndodhen në këtë bodrum.

Raportohet se janë hapur tunele ajri, në mënyrë që të ulet temperatura. Ekspertët zjarrfikës thanë një ditë më parë, se temperatura e lartë rrezikon edhe strukturën e godinës.

KERKIMET

Prej më shumë se 41 orësh kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili rezulton i zhdukur mes zjarrit, që përfshiu pasditen e të mërkurës qendrën tregtare në kryeqytetin.

Pranë qendrës tregtare ku ndodhet magazina, e cila edhe dje gjatë gjithë ditës ishte e përfshirë nga tymi e gazrat helmuese, kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të ushtrisë, ato të aeroportit të Rinasit dhe të Kamzës, për të ndihmuar forcat zjarrfikëse në kërkimet në katin nëntokës të përfshirë nga zjarri.

Punonjësit e ushtrisë dhe ata zjarrfikës po hapin dhomat me aparate të mëdhenj ventilimi, duke kërkuar trupin e 33- vjeçarit. Zjarri ka përfshirë gjithë katin nëntokësor, që ka shërbyer si magazinë për të gjitha produktet, të cilat tregtoheshin në gjashtë katet e qendrës tregtare.

33-vjeçari, i cili rezulton i zhdukur, ka qenë i pari që ka rendur për të evakuuar të gjithë punonjësit që ndodheshin në magazinë, duke shmangur tragjedinë, por fatkeqësisht nuk mundi të dilte dot. Ai u fut 24 orë më parë për të shpëtuar punonjësit e magazinës nëntokësore, duke tentuar të fikë zjarrin me një bombol në dorë, së bashku me dy kolegët e tij, të cilët arritën të dalin.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here