E pazakontë, autoambulancat shërbyen si mjete transporti për vaksinat

0
97

Rrugët e kryeqytetit u pushtuan dje nga sirenat e autoambulancave, duke marrë vëmendjen e qytetarëve, madje edhe duke ngjallur panik në kushtet e një pandemie që na ka kushtuar me mijëra humbje jete.

Të vendosura në kolonë njëra pas tjetrës, makinat e Urgjencës Mjekësore nuk ishin në krye të detyrës siç duhet të ndodhte, por shërbyen si mjete transporti për vaksinat kineze. Dje mbërritën 192 mijë dozat e para të vaksinës “Sinovac”, të siguruara nga kontrata e firmosur me kompaninë turke dhe për transportin e tyre ishin zgjedhur autoambulancat.

E gjithë shfaqja nga momenti i mbërritjes dhe transportimi i tyre është përcjellë përmes një videoje mbi një orë e gjysmë në faqen e “Facebook”-ut të Kryeministrit Rama.

Një tjetër moment që po ashtu ra në sy dje ishte angazhimi i vetë drejtorit të Urgjencës, Skënder Brataj, që nuk humbi rastin për të përveshur mëngët dhe për të ndihmuar punonjësit në ngarkimin e pakove me vaksina.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here