Përshtati lokalin për përdorim droge/ Policia i gjen të riut mbi 1 kg fara kanabisi. Gjatë kontrollit u zbulua se…(FOTO)

0
93

Një 36-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim droge.

Në kudër të operacionit të koduar “Parandalimi” u vu në pranga shtetasi me iniciale E.D 36 vjeç.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike, është kapur në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste ,me qëllim kultivimin e tyre si dhe  650 gram lëndë narkotike cannabis sativa e bërë gati për tu ndarë në doza  të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thotë policia.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here