U martua në ishujt Maldive, Fjolla Morina mori “dhuratë” 6 vite burg nga Gjykata! Avokatja e këngëtares: Arma në çantën e saj ishte…

0
117

Pak ditë pasi bëri realitet martesën e saj me biznesmenin Fisnik Syla, këngëtarja Fjolla Morina merr edhe “dhuratën” nga Gjykata e Kukësit.

Togat e zeza kanë dënuar me gjashtë vite burg këngëtaren nga Kosova, për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municionit”. Seanca është zhvilluar mëngjesin e djeshëm në Gjykatën e Kukësit, ndërsa kërkesa e Prokurorisë ishte që Fjolla Morina të dënohej me shtatë vite burg.

Nga ana tjetër, avokatja e Morinës është shprehur gjatë seancës se kërkesa e organit të akuzës nuk është e drejtë, ndërsa për kryerjen e kësaj vepre penale këngëtarja duhet të ndëshkohej me gjobë. Mirëpo, pas shqyrtimit të kërkesave nga palët në proces, Gjykata ka marrë për bazë kërkesën e organit të akuzës, duke e dënuar me gjashtë vite burg.

Pas përfundimit të gjyqit, avokatja është shprehur se do ta apelojë vendimin e dhënë ndaj Morinës. “Do ta ankimojmë. Fjolla Morina ka pasur vetëm një armë, ka qenë aksidentalisht në çantën e saj dhe do ta ankimojmë në Apel”, tha avokatja.

Kujtojmë që Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator pasi u kap me armë në çantë. Fjolla Morina prej disa kohësh është në arrati, pasi u largua nga shtëpia ku qëndroi katër muaj në Kukës.

Këngëtarja ka treguar gjatë një interviste të dhënë së fundmi se në banesë qëndroi gjatë gjithë periudhës me partnerin e saj. Ajo ka shtuar se ditën kur Policia i shkoi në shtëpi për të kontrolluar nëse ishte aty, kishte shkuar në spital pasi vuante nga depresioni. Më pas, Morina theksoi se kur mësoi se uniformat blu kishin shkuar në banesë, u frikësua dhe u largua në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, këngëtarja ka bërë udhëtime të shumta si Dubai dhe Maldive. Në destinacionin e fundit, këngëtarja i dha fund beqarisë. Ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me biznesmenin, Fisnik Syla. Ndërsa në lidhje me armën që iu gjend në makinë, Fjolla ka thënë se ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Ajo theksoi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë.

ARRESTIMI NË KUFI

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në muajin shtator të vitit të shkuar, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, ndërsa ka pranuar se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekët i përkisnin asaj. Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. “Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty dhe e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo në momentin kur është arrestuar. Këngëtarja nga Kosova u arrestua mesditën e datës 18 shtator, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë.

Jeta e udhëtimet e luksit të këngëtares në arrati

Fjolla Morina prej kohësh qëndron në qendër të vëmendjes të mediave, për shkak të problemeve me drejtësinë në Shqipëri dhe jetën e saj në arrati. Disa javë më parë, Policia e Kukësit e shpalli këngëtaren Fjolla Morina në kërkim, pasi ishte larguar nga vendi ku duhet të qëndronte pas një vendimi të gjykatës. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Kukësit që ishte “Arrest në shtëpi”, u thye nga këngëtarja për të vijuar historinë e saj të dashurisë, që sapo kishte lindur në kohën kur ajo u arrestua në Pikën Kufitare Morinë. Siç duket, lidhja e saj me biznesmenin Fisnik Syla kërkonte më shumë liri sesa ambienti i “i kishte ofruar” Gjykata e Kukësit.

Çiftit që kanë qëndruar bashkë në një apartament në Kukës, u la lindur ideja e arratisjes. Fillimisht, të dy bashkë kanë shkuar në Kosovë, aty ku edhe këngëtarja kishte edhe vajzat e saj të mitura. Në këtë periudhë, postimet e saj në rrjete sociale ishin të pakta, në mënyrë që mos të binte në sy të Policisë.

Në këtë kohë, merr “dhenë” edhe lajmi i arratisjes së saj dhe se Policia e shpalli person në kërkim. Kjo masë e lëshuar nga Policia, siç duket forcoi edhe më shumë idenë e çiftit për arratisje.

Nga Kosova, Fisniku dhe Fjolla bëjnë një tjetër udhëtim. Këtë herë, destinacioni ishte për në Dubai, aty ku përfundojnë të gjithë ata persona që kanë probleme me drejtësinë. Por rasti i Fjollës nuk ishte i njëjtë me të tjetër. Këngëtarja ishte në Dubai për të shijuar dashurinë e saj me biznesmenin nga Kosova, Fisnik Syla. Postimet në rrjete sociale të çiftit gjatë qëndrimit në Dubai ishin të shumta dhe tërhoqën vëmendjen e gjithkujt. Derisa në një moment u shfaqën në ishujt Maldive. Dhe ky ishte destinacioni që i vuri vulën dashurisë së tyre. Fisniku i propozoi martesë Fjollës, si ato propozime në përralla, ndërsa kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni private. Teksa në Kukës Gjykata jepte vendimin për dënimin e saj, Fjolla na mahniste me fotot në ishujt Maldive.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here